Gjergj Vyshka 20.11.2014 10:10
ASNN – Janë luajtur dje ndeshjet e javës së 6-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, dhe dy skuadrat rivale për kreun, Vllaznia dhe Tirana, kanë marrë fitore komode në fushë të huaj, përkatësisht ndaj Apolonisë dhe Flamurtarit.
Kuqeblutë shkodranë i kanë dhënë një leksion 3-shifror fierakëve në Durrës, duke i mundur me rezultatin e thellë, 108-45, ndërsa në Vlorë, bardheblutë kryeqytetas, kanë triumfuar me 22 pikë epërsi ndaj vendasve të Flamurtarit.
Ndërkaq, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Partizani ka ngadhënjyer në duelin e nervave me Kamza Basketin, duke fituar me rezultatin minimal, 62-61, në duelin me periferikët e kryeqytetit.
Trajneri i miqve, Adem Muhametaj, ka goditur me shqelm tavolinën e sekretarisë e në pushim të ndeshjes ka debatuar me vëzhguesin Jorgji Shundi për një kosh të të kuqve, sipas tij, jashtë 24 sekondëshit
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 6-të
(19 nëntor 2014)
Apolonia – Vllaznia 45-108
Partizani – Kamza Basket 62-61
Flamurtari – Tirana 71-93
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 6 6 0 511-378 12
- Tirana 6 5 1 520-395 11
- Partizani 6 4 2 386-368 10
- Kamza Basket 6 2 4 389-378 8
- Flamurtari 6 1 5 392-477 7
- Apolonia 6 0 6 320-522 6