Gjergj Vyshka 23.01.2016 14:45
Gjeorgjia, Sllovakia dhe Mali i Zi kundërshtarët tanë në një hark kohor prej gati tre javësh nga fundi i gushtit deri në mesin e shtatorit. Të forta, por premtohet një paraqitje dinjitoze.
“Shiko ne nuk prisnim ndonjë short më të mirë, – ka thënë shkurtimisht Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, – sepse të gjithë janë më të fortë se ne dhe kanë një nivel më të lartë se ne.”
“E gjithë puna është që të paraqesim basketbollin tonë, jo vetëm me të rriturit, por dhe me moshat, për të qenë dinjitoz”, – ka shtuar nr. 2 i organizmit që qeveris basketbollin shqiptar.
Ndërkohë që në mesin e javës, Llazani ka premtuar të dalë dhe në konferencë për shtyp e kjo jo vetëm për shortin, por dhe për të prezantuar trajnerët e kombëtareve dhe përgjegjësit e tyre.
Një verë e gjatë me ndeshje basketbolli, por që tashmë është realitet premtimi i presidentit Avni Ponari për shtatë kombëtare në parket. Të rritur, të rritura, Nën-20-vjeçarët djem, Nën-16-vjeçarët dhe Nën-18-vjeçarët djem e vajza.
Kampionati Evropian
i Basketbollit – Meshkuj
Grupi F
(31 gusht – 17 shtator 2015)
- Gjeorgji
- Mali i Zi
- Sllovaki
- Shqipëri
Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë
31 gusht 2016 Gjeorgji – Shqipëri
3 shtator 2016 Shqipëri – Mali i Zi
7 shtator 2016 Sllovaki – Shqipëri
10 shtator 2016 Shqipëri – Gjeorgji
14 shtator 2016 Mali i Zi – Shqipëri
17 shtator 2016 Shqipëri – Sllovaki