Basketboll – Meshkuj / Liga Ballkanike me 9 skuadra, 3 kosovare, asnjë shqiptare

Share Button

BILB-logo-2015-2016

AlbanianSport.com 15.09.2015 19:50

ASNN – Në këtë sezon në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (BIBL) do të garojnë vetëm nëntë skuadra. BIBL-ja nuk ka arritur që të gjejë një ekip që do të mund ta zëvendësonte ekipin e përjashtuar malazez, Sutjeska, për shkak të mos kryerjes së obligimeve financiare.

Tani dy grupet A dhe B do të kenë përkatësisht 4 dhe 5 ekipe, ka njoftuar “Liga Ballkanike”, përmes faqes së saj zyrtare në Internet. Për rrjedhojë, sipas kësaj faqeje, me ndërrimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse, ndryshon edhe sistemi i garave në këtë veprimtari.

Nga 10 skuadra që kanë qenë të ndara në grupin A dhe B, me nga 5 skuadra, 4 skuadra kalonin në fazën tjetër. Kurse tani tri skuadrat e para të secilit grup do të kualifikohen direkt në fazën tjetër, kurse skuadra e katërt e grupit A dhe skuadrat që janë në vendet 4 dhe 5 të grupit B, do të luajnë ndeshje shtesë për të siguruar kualifikimin.

Nga tri skuadrat e mbetura, që do të ndeshen në një miniturne në fushë asnjanëse nga data 26, deri më 28 janar të vitit të ardhshëm, dy kualifikohen dhe një eliminohet. Në Ligën Ballkanike në këtë sezon do të luajnë tri skuadra kosovare, e më konkretisht SIGAL Prishtina, KB Peja dhe Bashkimi.

Skuadrat shqiptare duket se do të mungojnë në këtë veprimtari, kryesisht për pamundësi financiare. Kampione në fuqi e kësaj veprimtarie rajonale është SIGAL Prishtina.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh