81-63 në favor të Vllaznisë ka përfunduar sfida e parë gjysmëfinale e “play-off”-it ndaj Tiranës. Një fitore që, nisur nga ajo që u pasqyrua në fushën e lojës, ishte plotësisht e merituar nga ana e vendasve, të cilët falë asaj forme të shkëlqyer duket se jo vetëm që kanë hedhur hapin e parë serioz drejt kualifikimit, por në të njëjtën janë duke shpalosur hapur pretendimet për të bërë të tyrin trofeun e titullit “kampion”.
Me përjashtim të një luhatje të vogël të shfaqur në pjesën e dytë, kur miqtë dhanë shenja kërcënuese në fushën e lojës duke bërë që edhe rezultati të barazohej në dy-tre momente, madje duke e fituar 10-minutëshin e dytë, me një pikë diferencë, të tjerat kanë qenë që të gjitha pronë e Vllaznisë. Një Vllazni krejt ndryshe nga periudha e mëparshme, sidomos nga ajo e finaleve të Kupës së Shqipërisë, ku la për të dëshiruar.
E falë punës me përkushtim të trajnerit Bledar Gjeçaj ka arritur të eliminojë shumë nga gabimet e evidentuara në elementë të ndryshëm të lojës. Krahas veteranit Bërdica, që vijon të jetë shembull i skuadrës, padyshim që fjalët më të mira shkojnë për amerikanin Alen, i cili me 24 pikët e shënuara, më i miri në këtë ndeshje, ka treguar një progres që do t’i shërbejë skuadrës.
Një fitore që është përshëndetur gjatë të gjithë kohës nga një publik shumë entuziast në qendër të cilëve si zakonisht janë ato të grupimit “Vllaznit Ultras”.
Vllaznia – Tirana 81-63 (1-0)
(21-13, 16-17, 20-15, 25-18)
Vllaznia: Berdica (23), Gjonaj (8), Faslia (12), Arra (11), Alen (24) / Ndoja (3), Xhokoviç, Bekteshi, Taraboshi, Da. Lekndreaj, Shabani, Do. Lekndreaj Trajner: B. Gjeçaj
Tirana: Lasku (16), Vogli (22), Sukaj (6), Gjyzeli (8), Vaqarri (9) / Hasani (2), Hysa, Mara, Lilaj. Trajner: R. Avrami
Gjyqtarë: G. Cici (Tiranë), E. Hoxhaj, M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kalendari i “play-off”-it
për titull kampion
Superliga
Gjysmëfinalet:
11 maj 2016:
Kamza Basket – Teuta 74-80 (0-1)
(12-19, 21-21, 15-23, 26-16)
Salla Sportive, Bathore
Vllaznia – Tirana 81-63 (1-0)
(21-13, 16-17, 20-15, 25-18)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
14 maj 2016:
Teuta – Kamza Basket ora 19:00
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Tirana – Vllaznia ora 19:00
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
18 maj 2016:
(nëse do të jetë e nevojshme)
Kamza Basket – Teuta ora 19:00
Salla Sportive, Bathore
Vllaznia – Tirana ora 19:00
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër