Gjergj Vyshka 25.10.2014 13:35
Dje në Federatën Shqiptare të Basketbollit, ashtu siç ishte parashikuar dhe më parë, është hedhur shorti i turit eliminator i Kupës së Shqipërisë për meshkuj. Në këtë fazë do të marrin pjesë katër ekipet e Kategoria e Parë, dy prej të cilave më pas do t’i bashkohen gjashtë të tjera, që përbëjnë Superligën, për të luajtur turin çerekfinal.
Federata Shqiptare e Basketbollit ka caktuar datat 7 & 9 nëntor 2014 për turin eliminator, më pas turin çerekfinale, më 2 & 3 dhjetor 2014, ndërsa do të luhet dhe për femra. Dhe faza gjysmëfinale dhe finale do të luhet me sistem grumbullimi, nga data 18, deri më 20 dhjetor 2014.
Për turin çerekfinale, shorti si për meshkuj, ashtu dhe për femra, do të hidhet më 21 nëntor ora 12:00. Ndërkohë që Federata Shqiptare e Basketbollit ka caktuar si afat të fundit për klubet që kërkojnë të marrin përsipër organizimin e fazës finale datën 14 nëntor.
Kësisoj, kur dhe nuk mund të ketë surpriza, tashmë pritet që të luhet turi eliminator i Kupës së Shqipërisë për të vazhduar më tej veprimtaritë. Flamurtari është fituese e Kupës së Shqipërisë për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë triumfuesit në fuqi të këtij aktiviteti për 2013-ën.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Meshkuj
Shorti i turit paraeliminator:
7 nëntor 2014:
Teuta – Elbasani ora 18:00
8 nëntor 2014:
Studenti – Skënderbeu ora 19:00