AlbanianSport.com 23/02/2022 14:55
ASNN – Sipas asaj që ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Basketbollit, Kombëtarja kuqezi e meshkujve ka mbërritur të mërkurën në drekë në Rumani, ku do të luajë të enjten ndaj përfaqësueses vendase, në ndeshjen e vlefshme për fazën para-eliminatore të Evropianit 2025 (Eurobasket).
Shqipëria e koshit të djemve, e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali dhe ndihmësit Mikel Serbo dhe Bruno Hoxha, ndodhet në Grupin B të kësaj faze para-eliminatore të Evropianit, bashkë me Rumaninë e Luksemburgun. Ndeshja ndaj Rumanisë do të luhet në Ploieshti, duke nisur nga ora 17:00 me orën e Tiranës.
Kuqezinjtë janë stërvitur për 10 ditë në Durrës dhe synojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në këtë Evropian. Ndërkaq, mësohet se Kombëtares i bashkohet sot edhe amerikani Dallas Moore, që ka nënshtetësi shqiptare dhe që është aktivizuar vitet e fundit me fanellën kuqezi.
Shqipëria e ka fituar ndeshjet e parë në këto eliminatrore, 92-89 ndaj Luksemburgut,
ndaj të cilës do të luajë sërish më 27 shkurt. Sipas FSHB-së, pas ndeshjes me rumunët, Kombëtarja do të udhëtojë direkt nga Rumania për në Luksemburg për sfidën e 3-të në grup.
Duhet theksuar se të dyja ndeshjet, si ajo e datës 24 shkurt, ashtu edhe ajo e datës 27 shkurt 2022, do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, të dyja duke nisur nga ora 17:00 me orën e Tiranës,
Duhet theksuar se viti 2021 ishte viti rekord i pjesemarrjes më të gjërë me ekipin kombëtar, rekord të cilin FSHB synon ta thyejë ketë vit, duke siguruar vazhdimësinë e pjesëmarrjeve të vitit 2021 dhe duke shtuar pjesemarrjen me ekipin përfaqësues në turneun eliminator për Evropianin e basketbollit 3×3.