Gjergj Vyshka 22.04.2017 09:55
Tirana-Vllaznia është sfida e parë finale e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, e cila do të zhvillohet sot në ora 18:00 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe që do të vijë drejtpërdrejt në Rrjetin e Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT.
Deri të mërkurën bardheblutë kanë bërë stërvitje në Sallën e tyre Sportive “Fahrie Hoti”, kurse që nga e enjtja, edhe sepse ndeshja finale luhet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, janë zhvendosur në këtë impiant. Menaxheri i Përgjithshëm i Klubit shumësportësh “Tirana”, Anxhelo Koleka, ka lajmëruar se shitja e biletave në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të nisi sot në ora 12:00.
Ndërsa çmimi i tyre do të jetë 200 lekë. “Ne jemi përgatitur për të nisur serinë e fitoreve që do të na ndihmojnë për të dalë “kampion”, – ka thënë ai. – Shpresojmë që gjithçka të dalë për mirë për skuadrën tonë, sepse pas Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës së Shqipërisë meritojmë edhe titullin “kampion”.”
Tashmë është gjithçka gati për ndeshjen e djemve, Tirana-Vllaznia, dhe atë të femrave, Tirana-Flamurtari, e cila luhet të dielën në ora 18:00 po në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, gjithnjë finale për titull “kampion”.