Gjergj Vyshka 05.10.2016 17:35
Menaxheri i përgjithshëm i basketbollit bardheblu Anxhelo Koleka tregon objektivin e skuadrës: “Të arrijmë të fitojmë ndaj kësaj skuadre dhe maqedonasve të Karpos Sokolit 2000 dhe të shkojmë në turin tjetër”. Mbështetja më e madhe për pjesëmarrjen e Tiranës në Ligën Ballkanike të Basketbollit të meshkujve ka ardhur nga Bashkia.
Sepse, sipas Kolekës, kryebashkiaku Erjon Veliaj është i interesuar për rritjen e nivelit të Tiranës në shumësportësh. “Ai kërkon që Tirana të rikthehet tek trofetë, – ka thënë Koleka. – Do të na ndihmojë nga ana ekonomike. Kurse Federata Shqiptare e Basketbollit do të na ndihmojë atëherë kur duhet.”
“Unë po rikthehem përsëri tek skuadra. Janë të gjithë kokulur dhe po punohet shumë mirë. Kështu që ne besojmë tek forcat tona”, ka përfunduar Koleka. 6 blerje ka bërë Tirana në basketboll për meshkuj, pasi ka marrë serbin Luka Petroviç, amerikanët Manuel Xhonson dhe Grifin Rame, malazezin Nemanja Gavraniç, si dhe Hysenagollin e Karajin.