Gjergj Vyshka 25.11.2016 15:25
E jashtëzakonshme festa e bardhebluve në dhomat e zhveshjes, i jashtëzakonshëm dhe gëzimi i drejtuesve të kësaj skuadre. Sepse kështu Tirana vijon të mbajë sukseset radhazi të kampionatit, duke demonstruar se është një skuadër me taban dhe në arenën ndërkombëtare.
Sipas Menaxherit të Përgjithshëm të Klubit të Basketbollit “Tirana”, Anxhelo Koleka, kjo ka qenë ndeshja më e mirë e skuadrës, atje ku u ndje dora e trajnerit. “Një fitore shumë e madhe, – ka drejtuesi i klubit bardheblu të koshit. – E kemi dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.”
“U duk menjëherë dora e trajnerit Milatoviç, sepse është ndryshuar mentaliteti dhe impenjimi i skuadrës sidomos në aspektin mbrojtës. Jemi në rrugën e duhur për të ndërtuar një Tiranë të madhe”, – ka përfunduar Menaxheri i Përgjithshëm i Klubit të Basketbollit “Tirana”, Anxhelo Koleka, duke folur për “Sport Ekspres”