Gjergj Vyshka 13.12.2016 12:05
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në Pallatin e Sportit “Minatori” të Mitrovicës, ku Trepça vendase ka mundur malazezët e MKK Feni Industries me shifrat 70-45, ka gjykuar edhe ndërkombëtari shqiptar Ervin Koçi.
Ai ka qenë së bashku me dy malazezët Ognjen Jokiç dhe Miroslav Kaludjeroviç, kurse vëzhgues ka qenë kosovari Lulzim Maloku. Për Koçin kjo ishte ndeshja e pestë në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.
Më parë, ai kishte gjykuar takimet Teodo-Kozhuv 85-79 (së bashku me ndërkombëtarin tjetër shqiptar, Erjon Hoxhaj), Sutjeska Nikshiq-MKK Feni Industries 79-71, Sutjeska Nikshiq-Karposh Sokoli 85-81, Teodo-Kumanovo 65-73 dhe tani Trepca-MKK Feni Industries 70-45.
Që do të thotë se deri më tani ka gjykuar dy herë Sutjeskën e Nikshiqit, dy herë Teodon dhe dy herë MKK Feni Industries dhe nga një herë të tjerat.