Basketboll – Meshkuj / Karaj: E prisja një fillim të vështirë prej largimeve

Share Button

AlbanianSport.com 22/10/2018 12:55

ASNN – Derbin e kryeqytetit në basketboll për meshkuj, Partizani-Tirana, e fituan të kuqtë me shifrat 75-63. Në këtë ndeshje derbi fitorja për të kuqtë që drejtohen nga Arben Fagu merr vlerë të madhe, ndërsa në kampin tjetër të Tiranës, që drejtohet nga lojtari-trajner Erkand Karaj, humbja është e rëndë dhe ndikon në moralin e grupit. Madje bardheblutë e kanë parë të pamundur për të përmbysur rezultatin, dhe “dorëzohen” në 20 sekondat e fundit, duke e mbyllur lojën para fërshëllimës finale.

Në përfundim të kësaj ndeshje, pavarësisht fitores, trajneri Fagu u shpreh se nuk pa maksimumin te skuadra e tij, por ka theksuar se nuk ka qenë dakord në disa raste me vendimin e arbitrave, Nga ana tjetër, Karaj i cili prej dy ndeshjes është në krye të stolit të Tiranës, ka thënë se largimi i disa lojtarëve të rëndësishëm këtë sezon ka ndikuar në psikologjinë e lojtarëve bardheblu. Tirana nuk është më ajo skuadra e mëparshme, që i merrte “zvarrë” rivalët, pasi i kanë ikur shumë lojtarë titullarë dhe ende nuk është shfaqur në kapacitetin e saj më të mirë fizik.

Këtë e pranoi dhe vetë lojtari e njëherësh trajneri i bardhebluve, Erkand Karaj, duke folur pas përfundimit të ndeshjes. “E prisja një fillim të vështirë, pasi nuk është Tirana që ka qenë gjithë këto vite, nga e cila janë larguar disa lojtarë kryesorë, – tha ai. – Kemi në përbërje disa lojtarë me eksperiencë dhe disa të tjerë shumë të rinj, të cilët me kalimin e kohës mendoj se do ta rrisin nivelin e tyre duke fituar përvojë dhe do të arrijnë që t’i japin më shumë skuadrës.”

“Këtë ndeshje e nisëm keq dhe patëm një ngërç, – ka vijuar Karaj.  – E morëm veten në pjesën e tretë, duke arritur ta ngushtojmë diferencën në katër pikë, por më pas nuk u treguam të zotët që ta mbanim rezultatin të hapur. Partizani shfrytëzoi lodhjen tonë dhe disa pika të forta që ka, duke u shkëputur dhe duke e fituar ndeshjen.” I pyetur se çfarë duhet të presim nga Tirana e drejtuar nga ai këtë sezon, Karaj u shpreh se do të përpiqet që t’u rikthejë besimin dhe të ngrejë moralin tek basketbollistët e vjetër në ekip. Ndeshja e radhës për Partizanin do të jetë kundër Goga Basket dhe e Tiranës kundër Vllaznisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh