Gjergj Vyshka 03.12.2014 19:05
Kamza Basket në basketboll për meshkuj e ka kthyer ndeshjen e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë me Flamurtarin në një seancë stërvitore.
Rezultati flet vetë, teksa skuadra e Adem Muhametajt ka fituar me një diferencë prej 43 pikësh.
Nëse pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, të cilën skuadra vendëse e ka fituar me tre pikë diferencë, 19-16, në të tjerat dominimi i skuadrës vendëse është i madh.
22-10, 17-2, 21-12 dhe në përfundim 79-36 për Kamza Basket, që duket se është kthyer në kohët e saj më të mira, teksa shkelte të gjithë kundërshtarët me këmbë.
Kamza Basket – Flamurtari 79-36
(19-16, 22-10, 17-2, 21-12)
Kazma Basket: Daliu, Muhametaj, Birçaj, Karaj, Shestani / Qehajaj, Gjoka, Hoxha, Kozeli, Balliu, Fishta. Trajner: A. Muhametaj
Flamurtari: Meminaj, Mino, Kollozi, Sotir, Malaj / Dalipaj, Bino, Gani. Trajner: V. Birçaj.
Gjyqtarë: E. Koçi, A. Bejko (Tiranë), G. Basho (Shkodër)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
2 dhjetor:
Vllaznia – Elbasani 100-83
Kamza Basket – Flamurtari 79-36
Partizani – Apolonia 76-71
3 dhjetor:
Tirana – Studenti (17:00)