Gjergj Vyshka 17.10.2015 09:45
Kamza Basket nuk ndalet as në javën e 3-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa ndeshjen me Partizanin, teksa të kuqtë ishin pritës, e kanë luajtur në Sallën Sportive të Bathores.
Ka ndodhur kështu, sepse Pallati i Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet ka qenë i zënë me peshëngritjen.
E për rrjedhojë, Kamza Basket e ka kthyer gjithçka në një seancë stërvitore, ndërsa pasi ka fituar pjesën e parë 7-22 dhe të dytën 14-21 ka shkuar në dhomat e zhveshjes me epërsinë 21-43.
Epërisë kjo që është thelluar në të tretën, teksa Kamza e ka fituar 4-26 dhe në total 25-69. E fundit është e ekuilibruar, 12-13, por në total 37-82 për Kamza Basket
Partizani – Kamza Basket 37-82
(7-22, 14-21, 4-26, 12-13)
Kampionati Kombëtar
i Basketboll – Meshkuj
Java e 3-të
(16-17 tetor 2015)
Të premten:
Partizani – Kamza Basket 37-82
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 17:00
Vllaznia – Teuta ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 3 2 1 230-172 5
- Vllaznia 2 2 0 140-119 4
- Teuta 2 1 1 154-143 3
- Flamurtari 2 1 1 142-147 3
- Tirana 2 1 1 145-162 3
- Partizani 3 0 3 163-231 3