Gjergj Vyshka 05.03.2016 10:05
Kamza Basket në basketboll për meshkuj ia ka marrë dorën Tiranës, të cilën e ka mundur përsëri, ashtu sikurse kishte bërë edhe më 18 shkurt në finalen e Kupës së Shqipërisë, që u zhvillua në Shkodër.
Pavarësisht se, në takimin e parë të javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, bardheblutë e kanë fituar pjesën e parë 15-14, Kamza Basket me në krye Erkand Karajn ka kthyer në të dytën.
18-4 është kjo pjesë e dytë për vendësit, që në pushim udhëheqin 32-19. Tirana i ka fituar dy pjesët e tjera, përkatësisht 18-15 dhe 15-11, por as kjo nuk ka mjaftuar, pasi në fund është përsëri Kamza Basket fituese, 58-52.
Dhe kreu është për skuadrën e trajnerit Adem Muhametaj.
Kamza Basket – Tirana 58-52
(14-15, 18-4, 15-18, 11-15)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 12-të
(4-5 mars 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Tirana 58-52
Të shtunën:
Partizani – Vllaznia ora 15:00
Teuta – Flamurtari ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 12 10 2 890-721 22
- Tirana 12 9 3 914-793 21
- Vllaznia 11 8 3 789-705 19
- Teuta 11 4 7 804-819 15
- Flamurtari 11 3 8 723-859 14
- Partizani 11 0 11 637-760 11