Gjergj Vyshka 12.11.2016 16:05
Kamza Basket ka gjetur fitoren e radhës dje në fushën e saj, ndërsa në Sallën Sportive të Bathores ka mundur Ardhmërinë Basket, 68-57. Mirëpo dhe pse ka ndodhur kështu, trajneri i Kamza Basket, Adem Muhametaj, ka qenë i pakënaqur me gjykimin e treshes Gilbert Hoxha, Andi Bejko dhe Olti Kasmi.
Për protesta të vazhdueshme Muhametaj është ndëshkuar me gabim teknik, ndërsa gjyqtarët kanë kërkuar ndihmën e policisë, edhe pse në fakt në fushën e lojës nuk ka pasur tension. Madje në një moment kanë kërkuar ta braktisin ndeshjen e vetëm pas konsultimit me vëzhguesin Shpëtim Bozdo, ndeshja ka vijuar normalisht.
Kamza Basket ka fituar pjesën e parë 17-16. Më pas, të dytën e ka fituar 26-11 dhe në pushim ka kryesuar me shifrat 43-29. Ardhmëria Basket ka fituar dy pjesët e tjera, përkatësisht 13-16 dhe 12-14, por pa mundur të përmbysë. Sepse në fund fitorja i ka buzëqeshur Kamza Basket, 68-57.
Kamza Basket – Ardhmëria Basket 68-57
(17-16, 26-11, 13-16, 12-14)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 5-të
(11-12 nëntor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Ardhmëria Basket 68-57
Vllaznia – Teuta 62-59
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 5 3 2 378-301 8
- Tirana 4 4 0 332-264 8
- Vllaznia 5 3 2 365-331 8
- Kamza Basket 5 3 2 363-353 8
- Ardhmëria Basket 5 1 4 330-332 6
- Flamurtari 4 0 4 168-355 4