Gjergj Vyshka 16.04.2016 14:25
Është kursyer disi skuadra e trajnerit Adem Muhametaj, teksa mbrëmë ka fituar 77-69 ndaj Partizanit në Sallën sportive të Bathores, në takimin e vlefshëm për javën e 18-të dhe të fundit të sezonit të rregullt të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.
Që në pjesën e parë janë të dukshme diferencat mes këtyre dy skuadrave, ndërsa Kamza Basket e ka fituar atë 32-13. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në të dytën, kur ka fituar 21-9, ndërsa në pushim është shkuar me epërsinë 53-22 në favor të skuadrës vendase.
Partizani përmirëson lojën dhe duke fituar dy pjesët e tjera, përkatësisht 14-21 dhe 10-26, por kjo ka mjaftuar për të ngushtuar përmasat e humbjes në 77-69. Kamza Basket siguron kështu kreun e renditjes në përfundim të sezonit të rregullt të Superligës, ndërsa dy ndeshjet e fundit luhen sonte.
Kamza Basket – Partizani 77-69
(32-13, 21-9, 14-21, 10-26)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 18-të
(15-16 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Partizani 77-69
Të shtunën:
Tirana – Flamurtari ora 18:00
Teuta – Vllaznia ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 18 16 2 1306-1076 34
- Vllaznia 17 13 4 1214-1053 30
- Tirana 17 11 6 1268-1105 28
- Teuta 17 8 9 1256-1196 25
- Flamurtari 17 3 14 1027-1330 20
- Partizani 18 1 17 1101-1312 19