Gjergj Vyshka 04.10.2015 18:45
Skuadra e Xhelal Kalasë, mbështetur fort tek Llazani dhe Ndreko, që janë shënuesit më të mirë të durrsakëve, i ka bërë rezistencë të fortë bardhebluve në “Farie Hoti”. Treguesi një humbje dinjitoze, por dhe një Teutë që do të jetë “kockë e fortë” për të gjithë.
Një fitore e vuajtur e Tiranës, por dhe një Teutë dinjitoze, e cila do të jetë “kockë e fortë” për të gjithë kundërshtarët. Të paktën me atë që dha në “Farie Hoti”, ndërsa Kalaja në fakt ka pritur më shumë nga të tijtë.
“Mund ta kishim kapur ndeshjen. Megjithatë jam i kënaqur”, – ka thënë Kalaja, që ndoshta e ka mbajtur më shumë seç duhet në stol Llazanin pa aktivizuar në pjesën e tretë.
Përfundimisht, Tirana ka fituar 80-74 dhe e nis mbarë sezonin. Vlen të përmendet se në “Farie Hoti” ka qenë i pranishëm trajneri i Kamza Basket, Adem Muhametaj, sepse të premten në ora 19:00 skuadra që ai drejton do të presë në Bathore bardheblutë.