Gjergj Vyshka 18.01.2016 13:05
Joni Latifi, lojtari që ka luajtur me UAT-në e më pas edhe me Studentin, është përforcimi i parë i Ardhmërisë Basket.
Kështu ka deklaruar për gazetën “Sport Ekspres”, ndihmëstrajneri i skuadrës, Henri Moja, sipas të cilit lojtari ka qenë më parë në Amerikë dhe tashmë ka nisur stërvitjen me Ardhmërinë.
Disa herë ky lojtar ka tentuar të luajë edhe në Itali, por tashmë është pjesë e skuadrës së Afrim Bilalit, i cili nuk ka preferuar të marrë në ekip Marvi Kriston, që më parë ka qenë tek Partizani.
Kësisoj merkato dimërore lëviz më së shumti në Kategorinë e Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.