Gjergj Vyshka 18.05.2016 19:45
Federata Shqiptare e Basketbollit ka zbardhur datat e ndeshjeve finale të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj në luftën për titull “kampion”. Tashmë dihet që çifti do të jetë Vllaznia-Teuta dhe duelet mes tyre, sipas Federatës Shqiptare të Basketbollit, do të nisin të shtunën në Shkodër.
Për të vijuar të mërkurën e ardhshme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës e sërish të shtunën, po në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Nëse kjo finale nuk përfundon me tre të parat, gjë që shkodranët kanë nisur ta mendojnë dhe ta parashikojnë, atëherë do të ketë një deri në dy ndeshje shtesë.
Këto ndeshje do të jenë më 1 qershor në Durrës dhe më 4 qershor në Shkodër. Tashmë pritet të zbardhen dhe datat e finaleve për titull “kampion” në basketboll për femra, ndërsa Vllaznia për meshkuj dhe Flamurtari për femra janë kampionët në fuqi të basketbollit shqiptar.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Faza e “Play-off”-it
për titullin “kampion”
Finalja:
21 maj 2016:
Vllaznia – Teuta ora 19:00
25 maj 2016:
Teuta – Vllaznia ora 19:00
28 maj 2016:
Vllaznia – Teuta ora 19:00
1 qershor 2016:
(nëse është e nevojshme)
Teuta – Vllaznia ora 19:00
4 qershor 2016:
(nëse është e nevojshme)
Vllaznia – Teuta ora 19:00