Gjergj Vyshka 09.11.2016 11:35
Nikola Milatoviç nuk është më trajneri i Teutës në basketboll për meshkuj, teksa është dorëhequr nga durrsakët për arsye familjare. Teuta e pati nisur mirë sezonin, teksa pati fituar 88-65 me Kamza Basketin në Durrës, 73-67 me Ardhmëria Basket në Tiranë, 94-33 me Flamurtarin në Vlorë.
Dhe është mundur vetëm nga Tirana në “Asllan Rusi”, 74-64. Por duket se këtu ka përfunduar aventura e Milatoviçit. E menjëherë në krye të durrsakëve ka ardhur Artan Terihati, ish-basketbollisti i Partizanit dhe i ekipit kombëtar, vite më parë trajneri i Teutës, ashtu sikurse ka qenë edhe tek Dinamo.
Madje dinamovitët të vetmin titull “kampion” në basketbollin shqiptar e kanë me Terihatin trajner në sezonin 1994-1995. E ndeshja e parë e Terihatit do të jetë në Shkodër ndaj Vllaznisë. Me Terihatin Teuta shpresohet jo vetëm të vijojë lojërat e mira dhe rezultatet, po pse jo dhe të ketë trofe.