Gjergj Vyshka 02.12.2016 14:35
Endrid Hysenagolli dhe Gerti Shima janë dy lojtarët e Tiranës që kanë luajtur për Pejën. Ndaj për “Sport Ekspres”, Hysenagolli ka pranuar që ka qenë edhe një lloj hakmarrje e tyre ndaj Pejës.
“Jemi hakmarrë duke fituar kjo ka qenë e gjitha, – ka thënë ai. – Sigurisht që është një fitore e rëndësishme e Tiranës, sepse treguam mbi të gjitha që jemi një grup solid. Kemi bërë një hap të rëndësishëm për të kaluar në turin tjetër të Ligës Ballkanike.”
“Por ka ende ndeshje dhe ne duhet të vazhdojmë të jemi po të njëjtët, – ka theksuar shtatlarti bardheblu. – Kupa e Shqipërisë e fituar nga ne ka qenë një motiv më shumë. Besoj dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë.”