Basketboll – Meshkuj / “Harrohet” episodi, Konstandinides: Shima, nerva loje

Share Button

Gjergj Vyshka  13.09.2016 15:15

Basketboll-ALB-QAT-Shima-Lasku-Vogli

Kombëtarja është nisur sot drejt Podgoricës për ndeshjen e parafundit eliminatore. Sakaq i gjithë debati i lindur mes trajnerit Kostandinides dhe kapitenit të skuadrës Shima gjatë ndeshjes me Gjeorgjinë është mbyllur që aty. Një gjë të tillë e konfirmuar vetëm qiprioti, i cili e ka quajtur thjesht “nerva loje” dhe “diçka normale në sport”, atë episod që ka ndodhur në parket përballë Gjeorgjisë.

Kombëtarja ka vijuar stërvitjen normale e të gjithë basketbollistët janë të gatshëm nën udhëheqjen e qipriotit të stolit kuqezi, duke shpresuar që në fund këto eliminatore do të mund të mbyllen me një “Happy-End” ndaj Sllovakisë. Ndërkohë, sot në ora 09:00 të mëngjesit, Kombëtarja e basketbollit të meshkujve ka marrë rrugëtimin e saj drejt Podgoricës, atje ku të mërkurën në mbrëmje, në ora 21:00, do të zhvillojë ndeshjen e parafundit ndaj Malit të Zi vendës.

Deri më tani kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj numëron katër humbje, të cilat janë respektivisht 47-86 me Gjeorgjinë, 73-113 me Malin e Zi, 60-69 me Sllovakinë dhe 64-84 me Gjeorgjinë. Kombëtarja ka ardhur duke e rritur disi nivelin e lojës, por rezultati është ai që mungon, ndërsa shpresohet që një i tillë të jetë në ndeshjen e fundit ndaj Sllovakisë në Tiranë, më 17 shtator 2016.

Edhe në miqësore, me përjashtim të fitores me Katarin, 71-70, të gjitha të tjerat janë humbje duke nisur me Qipron 51-94, me Estoninë 64-71 dhe 49-102, me Izraelin 45-110 dhe me Ukrainën 65-71. E megjithatë kuqezinjtë besojnë se do të bëjnë një tjetër paraqitje të mirë ndaj Malit të Zi, ndërsa të martën pasdite e të mërkurën në mëngjes janë parashikuar dhe stërvitje në Pallatin e Sportit ku dhe do të zhvillohet ndeshja

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh