Vllaznia për femra ka humbur në ndeshjen e radhës në shtëpi përballë ekipit Goga Basket, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra. Vajzat shkodrane e nisën më mirë lojën, teksa morën kryesimin në gjysmën e parë të ndeshjes, por nuk arritën ta mbrojnë epërsinë deri në fund. Dy pjesët e para flasin për Vllazninë, e cila sulmon. 14-14 do të mbyllet pjesa e parë dhe 16-14 e dyta.
Në gjysmën e dytë Goga Basket bën diferencën, teksa fiton 11-24 të tretën dhe 15-25 dhjetëminutëshin e fundit, duke fituar krejt takimin 77-56. Kështu, ballafaqimi i luajtur mesditen e së shtunës në Pallatin e sportit “Qazim Dervishi” mes Vllaznisë vendëse dhe Goga Basket mysafire ka paraqitur dy tablo në fushën e lojës. Një gjysmë e parë më e mirë për basketbollistet shkodrane, të cilat, të drejtuara nga trajneri Rajmond Rasha janë më të vendosura në fushën e lojës.
Madje ato e kanë kërkuar me insistim udhëheqjen e rezultatit dhe, nëse nuk e bëjnë në pjesën e parë, e cila përfundon në barazpeshë 14-14, në 10-minutëshin e dytë, të dirigjura nga kapitenia Ingrid Dashja, ato arrijnë të shkëputen duke dalë fituese të kësaj pjese loje, me rezultain 16-11. Në këtë mënyrë ato shkojnë në dhomat e zhveshjes me epërsinë prej pesë pikësh, 30-25. Por vetëm kaq, sepse, pas rikthimit në fushë, mikeshat duke zbatuar me përpikëri detyrat taktike të dhëna nga trajneri i tyre Astrit Greva përmbysim gjithçka.
Pjesa e tretë i mjafton atyre që me fitoren 11-24 të barazojnë, por edhe të marrin avantazhin 41-51. Ndërkohë që kur pritej reagimi i basketbollisteve kuqeblu, në pjesën e katërt janë përsëri basketbollistet durrsakte të Goga Basket, që duke marrë edhe 11 pikë të tjera epërsi, në diferencë, 15-26, e mbyllin të githë ndeshjen me fitoren në favor të tyre me rezultatin e përgjithshëm 56-75 dhe tashmë ndajnë vendin e dytë dhe të tretë të renditjes me Tiranën, me nga 7 pikë secila.
Vllaznia – Goga Basket 56-75
(14-14, 16-11, 11-24, 15-26)
Vllaznia: I. Dashja, Mustafa, Basha, Çoçja, Berrania / A. Dashja, Berhani, Kraja, Karafili, Lisi. Trajner: R. Rasha
Goga Basket: Përmeti, Baraj, Qypi, Dishnica, Mehmeti / Hanaj, Memushi, Kumi. Trajner: A. Greva
Gjyqtarë: A. Bejko, J. Muho (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 5-të
(30-31 tetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Flamurtari 54-62
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 86-66
Vllaznia – Goga Basket 56-75
Skënderbeu – Studenti 57-72
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 5 5 0 395-262 10
- Goga Basket 5 4 1 359-298 9
- Tirana 5 4 1 352-315 9
- Vllaznia 5 2 3 321-320 7
- Skënderbeu 5 2 3 337-350 7
- Studenti 5 2 3 287-355 7
- Kamza Basket 5 1 4 204-252 6
- Elbasani 5 0 5 228-321 5