Basketboll – Meshkuj / Flamurtari, i pafuqishëm përballë Tiranës në Vlorë

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Flamurtari-Kamza

AlbanianSport.com 18.10.2015 21:40

ASNN – Tirana ka marrë fitoren e dytë të sezonit, ndërsa Flamurtari pas një nisje të mirë të kampionatit ka dështuar në dy ndeshje radhazi. Ndeshja e luajtur në Pallatin e sportit në Vlorë ka nisur mjaft mirë për Flamurtarin, që shkëputet deri në 7-2. Por Tirana futet bindshëm në lojë dhe dhjetë minutat e para i fiton 25-7. Vlonjatët e kanë fituar pjesën e dytë 25-17, por vetëm kanë ngushtuar 32-42. Më pas fiton përsëri Tirana 15-29 dhe në total 47-71.

Pjesa e fundit është në barazpeshë, 14-14, dhe në përfundim 61-85 për Tiranën. Kështu, bardheblutë arrijnë një fitore të rëndësishme në Vlorë ndaj Flamurtarit vendës. Që në pjesën e parë, Flamurtari ka nisur në sulm, ku në 2-3 minutat e para rezultati ka qenë 7- 2 në favor, por menjëherë pas kësaj, Tirana ka shënuar plot 23 pikë dhe, në krahun tjetër, nuk e ka lejuar Flamurtarin të shënojë më asnjë pikë gjatë gjithë minutave të mbetura.

Në pjesën e dytë, vlonjatët e udhëhequr nga kapiteni Kaso, por edhe nga talenti Kollovi e Mino, komandojnë të gjithë minutat e këtij 10-minutëshi, duke e fituar atë 25-17. Në pjesën e tretë, janë përsëri kryeqytetasit e drejtuar tashmë në distancë nga i mirënjohuri Roland Avrami, pas një loje të bukur në grup dhe gjuajtjeve të sakta nga çdo distancë, e mbyllin me fitore 15-29. Pjesa e katërt ka vendosur barazpeshë, por krejt takimi përfundoi 61-85 për bardheblutë.

 

Flamurtari – Tirana               61-85  

(7-25, 25-17, 15-29, 14-14)

Flamurtari: Sotiri, Kaso, Kollovi, Sinanaj, Mino / Nuredini, Toska, Gani, Beko, Bino, Birçe. Trajner: V. Birçe

Tirana: Gjonaj, Jani, Lasku, Gjyzeli, Lilaj / Vogli, Vaqarri, Sukaj. Trajner: O. Ago

Gjyqtarë: O. Kasmi, F. Jaçe (Tiranë), E. Hoxhaj (Vlorë)

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Meshkuj

 

Java e 3-të

(16-17 tetor 2015)

 

Të premten:

Partizani – Kamza Basket  37-82

 

Të shtunën:

Flamurtari – Tirana              61-85

Vllaznia – Teuta                   78-71

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Vllaznia             3          3          0          218-190         6
  2. Kamza Basket 3          2          1          230-172         5
  3. Tirana             3          2          1          230-223         5
  4. Teuta                         3          1          2          225-221         4
  5. Flamurtari             3          1          2          203-232         4
  6. Partizani             3          0          3          163-231         3

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh