Gjergj Vyshka 15.11.2014 15:25
Tirana “dërrmon” Kamza Basketin, por Muhameti e ka me gjyqtarët. Trajneri i kamzalinjve ka pasur një debat të gjatë me ndërkombëtarin Ervin Koçi. Trajneri i bardhebluve, Bujar Shehu, edhe pse ka fituar sërish ka qenë i pakënaqur.
Kurse trajneri i skuadrës mike, Adem Muhametaj, e ka pasur me gjyqtarët. Jo vetëm gjatë lojës, teksa disa herë është paralajmëruar dhe për dhënie të gabimit teknik, por dhe në fund të ndeshjes ka debatuar me ndërkombëtarin Ervin Koçi.
Sepse, sipas tij, pretendimet kanë qenë dhe për gabime të dhëna me qëllim në dëm të Kamza Basket, pavarësisht se Koçi është munduar që t’i mbushë mendjen që gjykimi ka qenë perfekt dhe aspak tendencioz.
Ndërkohë në krahun tjetër, trajneri i bardhebluve, Bujar Shehu, ka qenë i pakënaqur me të tijtë edhe pse ka fituar. Sepse sipas tij nuk i bëjnë të gjitha ato që kanë kryer në stërvitje duke kaluar në vetëkënaqësi.