AlbanianSport.com 09.11.2014 16:50
ASNN – Në pritje të ndeshjes së sotme midis dy finalisteve të sezonit të shkuar, Vllaznisë dhe Tiranës, që do të luhet në Shkodër, dje janë zhvilluar dy takimet e tjera të javës së 4-t të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.
Në Durrës, Partizani ka fituar pa shumë probleme ndaj Apolonisë “vendase”, duke triumfuar me shifrat 72-41, ndërsa në Vlorë, Kamza Basket është mjaftuar me fitoren 58-48, në një takim që ka qenë nën nivelin mesatar.
Në pritje të përballjes së sotme midis dy favoriteve, Partizani ka marrë kreun e renditjes, me 7 pikë, një më tepër sesa Kamza Basket, Tirana dhe Vllaznia, por këto të fundit kanë luajtur një ndeshje më pak.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 4-t
(8-9 nëntor 2014)
Apolonia – Partizani 41-72
Flamurtari – Kamza Basket 48-58
Vllaznia – Tirana (sot, ora 20:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 4 3 1 272-228 7
- Tirana 3 3 0 248-168 6
- Kamza Basket 4 2 2 263-224 6
- Vllaznia 3 3 0 233-194 6
- Flamurtari 4 0 4 226-309 4
- Apolonia 4 0 4 200-319 4
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Turi Paraeliminator:
Studenti – Skënderbeu 55-48