AlbanianSport.com 16.10.2016 13:35
ASNN – Ndeshja midis Apolonisë dhe Skënderbeut ka qenë shumë e bukur dhe me mjaft rivalitet nga të dyja skuadrat. Të paktën ky ekuilibër ka qenë i pranishëm deri në katër minutat e fundit të lojës. Me 3 pikë diferencë në favor të Apolonisë është mbyllur perioda e parë, 15-12.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu ka ngushtuar shifrat duke mbyllur gjysmën e parë në shifrat 35-33 për Apoloninë. Ndeshja ka vijuar sërish e fortë dhe shumë e bukur edhe në 10 minutat e treta. Madje, në pjesën e katërt rezultati ka qenë i barabartë deri në 4 minuta nga fundi i ndeshjes.
Katër minuta të cilat më pas Apolonia i ka menaxhuar më mirë dhe ka arritur të shkëputet, ndërsa Prifti me të drejtë mund të cilësohet lojtari më i mirë i ndeshjes. Pas barazimit 60-60, Apolonia nis shkëputjen dhe arrin të mbyllë ndeshjen me fitore ndaj Skënderbeut, 74-65.
Në përfundim, të paktën për ata që kanë qenë të pranishëm në Pallatin e Sportit të “Flamurtari”, ku fierakët luajnë në mungesë të një pallati sporti në qytetin e tyre, ka qenë një takim me mjaft rivalitet dhe shumë i bukur.
Apolonia – Skënderbeu 74-65
(15-12, 20-21, 14-17, 25-15)
Apolonia: Ademi, Zh. Hajdhoni, R. Hajdhoni, V. Hajdhoni, Alimemaj / Bare, Çomo, Prifti, Hebeja, Mile, Naçi, Salillari, Sauli, Shkurti, Xhafaj. Trajner: O. Profka
Skënderbeu: Bala, D. Simak, Treçka, O. Simak, Topi / Halji, Bello, Germeni, Kristo, Qazimllari. Trajner: I. Nika
Gjyqtarë: E. Hoxhaj (Vlorë), A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e parë:
(14 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Elbasani 70-55
Të shtunën:
Apolonia – Skënderbeu 74-65
Tirana Eagles Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 1 1 0 70-55 2
- Apolonia 1 1 0 74-65 2
- Skënderbeu 1 0 1 65-74 1
- Elbasani 1 0 1 55-70 1
- Tirana Eagles Basket 0 0 0 0-0 0