Gjergj Vyshka 11.12.2016 17:55
Ndërkohë Shqipëria ka mësuar dhe kundërshtarët e saj në Kampionatet Evropiane të Moshave, teksa ashtu sikurse vitin e kaluar do të jetë me 5 përfaqësuese. Që do të thotë Nën-16-vjeçarët, djem e vajza, Nën-18-vjeçarët, djem e vajza dhe Nën-20-vjeçarët djem. Të parët në aksion do të jenë Nën-20-vjeçarët djem, Kombëtare e cila do të drejtohet nga trajneri i kombëtares së të rriturve, Antonis Kostantinides, që kërkon të gjejë elementët e së ardhmes.
Kjo përfaqësuese do të jetë në Divizionin B, ndërsa ndeshjet do të luhen në Oradea të Rumanisë, nga data 15, deri më 23 korrik 2017. Dhe kuqezinjtë do të jenë në grupin C përballë Maqedonisë, Gjeorgjisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Rumanisë. Më pas radha do të jetë e Kombëtares së Nën-16-vjeçarëve, e cila në Divizionin C do të luajë në Andorrë, nga data 23, deri më 30 korrik 2017. Do të jetë në grupin B përballë San Marinos, Azerbajxhanit, Andorrës dhe Monakos.
Nga data 4, deri më 13 gusht 2017 në Dublin do të jetë kombëtarja e Nën-18-vjeçareve, femra, që në Divizionin B në grupin B do të ketë kundërshtar Bjellorusinë, Gjermaninë, Danimarkën, Islandën dhe Austrinë. Ndërsa, në Shkup, nga data 17, deri në 26 gusht 2017, Kombëtarja e Nën-16-vjeçareve, vajza, në Divizionin B do të jetë në grupin D përballë Sllovakisë, Britanisë së Madhe, Danimarkës, Zvicrës dhe Bosnje-Hercegovinës.
E vetmja që nuk është hedhur është Nën-18 djem, sepse ende nuk është mbyllur për 2016-ën Divizion A në Samsun të Turqisë.