Gjergj Vyshka 25.03.2017 18:00
Trajneri i Partizanit në basketboll për meshkuj, Arben Fagu, ka falënderuar ndihmësin e tij Elvis Ismeti, drejtuesit e klubit që i janë gjendur pranë skuadrës, por dhe lojtarëve. “Tanimë për ne nuk ka kohë për pushim, – ka deklaruar ai. – Mos harroni që ne luajmë vetëm katër muaj basketboll nga 12 muaj që ka viti. Skuadra ka nevojë për shumë gjëra, që nga rregullimet teknike, apo dhe forca fizike.”
“Kështu që nga java e ardhshme ne nisim përgatitjet për Partizanin e Kategorisë Superiore, sigurisht duke pritur të kemi dhe përforcime, – ka vijuar ish-basketbollisti, tanimë trajner i të kuqve. – E mbi të gjitha të kemi dhe afrimin e “ish”-ëve, sepse Partizani është legjendë dhe është e të gjithë. Dhe e tillë do të jetë dhe në Superligën e basketbollit shqiptar.”
“Dhe një falënderim juve, mediave, që na rrini pranë”, – ka përfunduar Fagu. Më i kënaqur ka qenë kapiteni i Partizanit, Enea Gozhdari, i cili nuk e ka quajtur “shëtitje”. “Përkundrazi ishte një kampionat i lodhshëm që duhej kaluar, – ka theksuar ai. – Shpresoj dhe besoj që do të jemi dinjitozë në vazhdim në Superligë për të mos besuar më që do të jemi në një kategori më poshtë.”
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(24-25 mars 2017)
Të premten:
Partizani – Eagles Basket 72-32
Të shtunën:
Elbasani – Skënderbeu ora 13:00
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 16 16 0 1242-739 32
- Tirana Eagles Basket 15 9 6 958-852 24
- Apolonia 15 6 9 858-1051 21
- Skënderbeu 14 3 11 891-1002 17
- Elbasani 14 3 11 748-1051 17