AlbanianSport.com 19.11.2016 15:25
ASNN – Reali i Madridit ka kapërcyer një bilanc negativ të këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit, duke shpartalluar të premten në mbrëmje rivalen historike, Barcelonën, me shifrat 102-63. Kjo ndeshje, që ishte e vlefshme për javën e 8-të të fazës së ndeshjeve në grupe, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
“El-Klasiko”-ja e famshme e fushës së blertë të futbollit spanjoll, ka zbritur të premten në mbrëmje edhe në parket. Bëhet fjalë për përballjen midis rivaleve historike të Spanjës, por këtë radhë, dueli Barcelona-Real Madrid ka qenë i vlefshëm për Euroligën e basketbollit të meshkujve. Kjo ndeshje, që ishte e vlefshme për javën e 8-të të fazës së ndeshjeve në grupe, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Katalanët vinin në këtë sfidë pas 4 fitoresh dhe 3 humbjesh në ndeshjet e deritanishme, ndërsa madrilenët pas 5 fitoresh dhe dy humbjesh. Ndonëse Barcelona vinte pas një bilanci prej 11 fitoresh dhe 8 humbjesh ndaj rivalëve madrilenë në përballjet e këtij shekulli midis gjigandeve spanjolle të basketbollit të meshkujve, takimi i mbrëmshëm ka folur i gjithi për Realin.
Madrilenët e kanë fituar pjesën e parë 29-17, duke vijuar të mos e ulin ritmin as në të dytën, që e fitojnë 25-14 dhe kësisoj shkojnë në pushim duke kryesuar 54-31. Barcelona është e pafuqishme për të reaguar dhe Reali e fiton pjesën e tretë 21-15 dhe të katërtën 27-17, dhe gjithë ndeshjen 102-63.