Gjergj Vyshka 09.11.2016 15:15
Ervin Koçi, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, ka gjykuar dje ndeshjet e tij të dytë në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj (BIBL).
Ai ka qenë pjesë e trupës gjykuese në ndeshjen e grupit B, Sutjeska Nikishiq-MKK Feni Industries 79-71 (24-17, 18-21, 21-11, 16-22).
Koçi ka qenë gjyqtar i tretë, ndërsa dy gjyqtarët e tjerë ishin boshnjakët Damir Kunosiç dhe Mila Kavara, kurse vëzhgues boshnjaku Jadran Lasetoviç.
Në javën e tretë të Ligës Ballkanike, Koçi ka qenë së bashku me Erjon Hoxhajn në ndeshjen e grupit A, Teodo-Kozhuv 85-79.