AlbanianSport.com 17/04/2018 11:35
ASNN – BC Levski 2014 Lukoil është fituesja e Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj për sezonin 2017-2018. Bullgarët kanë munduar në finale kosovarët e Bashkimit të Prizrenit, 83-72.
Ndërkohë në duelin për vendin e 3-të dhe të 4-t, atë mes Rilski Sportist dhe Blokotenas, ka qenë me bilbil dhe ndërkombëtari Ervin Koçi, i cili ka gjykuar ndeshjen e tij të 6-të për sezonin 2017-2018 në Ligën Ballkanike.
Ai ishte gjyqtar i dytë në këtë ndeshje, të cilën e ka fituar Rilski Sportist 92-79 (16-26, 22-16, 18-18, 21-17). Në këtë ndeshje gjyqtar i parë ishte malazezi Ognjen Jokiç, kurse i tretë kosovari Daut Mehmeti dhe vëzhgues kosovari Fatos Kurshumlija.
Për Koçin është hera e 5-të që gjykon Bashkimin e Prizrenit, më pas nga dy herë ka gjykuar Rilski Sportistin, Blokotenan dhe Akademik Bulteks 99, dhe një herë fituesit e Ligës Ballkanike, BC Levski 2014 Lukoil.
Në këtë mënyrë, Liga Ballkanike e Basketbollit për Meshkuj ka vlerësuar kontributin e Ervin Koçit, që e mbylli këtë veprimtari rajonale me 6 ndeshje si gjyqtar.