Gjergj Vyshka 11.10.2016 21:20
Erkand Karaj është cilësuar nga trajneri Petrovski si lojtari më i mirë i skuadrës. Në fakt ka shënuar 8 pikë, atje ku me dy trepikësha e ka nxjerrë në epërsi Tiranën. Mirëpo me shumë modesti ka pranuar se fitorja është meritë e të gjithë skuadrës.
“Mua më vjen mirë që jam kthyer në nivelin më të mirë, – ka thënë basketbollisti i rikthyer tek bardheblutë pas disa sezonesh tek Kamza Basket. – Është meritë e të gjithë skuadrës që jemi kthyer tek suksesin.”
“Unë mendoj se jemi në rrugën e duhur për ta kthyer Tiranën atje ku duhet në majën e basketbollit shqiptar. Përgjithësisht një ndeshje shumë e mirë”, – ka theksuar Karaj në përfundim të takimit.