AlbanianSport.com 12.01.2017 23:35
ASNN – Kampionia i Kosovës, SIGAL Prishtina, ka pësuar humbjen e 6-të në këto 8 ndeshje që ka zhvilluar deri më tani në Ligën Ballkanike dhe ishte Kozhuvi i Maqedonisë që i mposhti thellë “Plisat” në kryeqytet, me rezultatin 65-92.
Maqedonasit, që tashmë e kanë një shans më të madh për më tej, e kanë fituar pjesën e parë 27-17. Janë kundërpërgjigjur vendësit në të dytën 23-17, por, në pushim, në epërsi është Kozhuvi, 44-40.
Epërsi që ka ardhur duke u thelluar, sepse maqedonasit kanë fituar të tretën 23-15 dhe të katërtën 25-10 dhe në përfundim 92-65 në një humbje që e zhyt SIGAL-in në një gjendje katastrofike.
Me këtë humbje zbehen shumë gjasat e fitueses në fuqi të Ligës Ballkanike, për t’u kualifikuar për në fazën tjetër. SIGAL Prishtina ka 10 pikë në renditje dhe ndodhet në vendin e gjashtë, që është edhe vendi i fundit.
Në Grupin A, Kozhuvi ka 11 pikë e nga 12 kanë Teodoja dhe Bashkimi i Prizrenit. Deri në fund Prishtina luan me Bashkimin dhe sërish me Kozhuvin. Asaj i duhen patjetër dy fitore dhe të shpresojë në dy humbje nga rivalët për të siguruar kualifikimin.
Vetëm katër ekipet kalojnë më tej në fazën çerekfinale.
Liga Ballkanike – BIBL 2016-2017
Basketbolli – Meshkuj
Grupi A
Java e 5-të
(10 janar 2017)
Ndeshje e prapambetur:
SIGAL Prishtina – Kozhuv 65-92
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 8 6 2 662-622 14
- Beroe Stara-Zagora 8 5 3 655-657 13
- Teodo 8 4 4 661-631 12
- Bashkimi Prizren 8 4 4 616-625 12
- Kozhuv 8 3 5 639-619 11
- SIGAL Prishtina 8 2 6 609-690 10