AlbanianSport.com 05.03.2017 17:00
ASNN – Elbasani është mundur në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” nga Apolonia me rezultatin 49-67.
Pjesa e parë u mbyll 11-21 në favor të Apolonisë, ashtu si edhe e dyta që u mbyll 13-22 dhe në pushim është regjistruar rezultati 24-43.
Vendasit reflektojnë në të tretën, ku fitojnë 16-13, por vetëm ngushtim diference pikësh 40-56.
Sërish të fundit e fitojnë fierakët në shifrat 9-11 dhe në total 49-67. Apolonia ngjitet në vendin e 3-të, me 17 pikë, ndërsa Elbasani mbetet i parafundit, me 15 pikë.
ELBASANI – APOLONIA 49-67
(11-21, 13-22, 16-13, 9-11)
ELBASANI: Xhyra, Koçiasi, Biçoku, Kumbara, Kishta / Alla, Isufi, Musai, Bahja, Kasemi. Trajner: B. Sinani
APOLONIA: Zyka, Tegu, Shkurti, Salillari, Ademi, Sauli, Ajdhoni, Xhafaj, Prifti, Bare. Trajner: O. Profka
Gjyqtarë: E. Tiko, J. Muho (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 15-të
(4 mars 2017)
Skënderbeu – TiranaEagles Basket 61-76
Elbasani – Apolonia 49-67
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 12 12 0 921-578 24
- Tirana Eagles Basket 12 8 4 791-677 20
- Apolonia 12 5 7 680-852 17
- Elbasani 12 3 9 678-884 15
- Skënderbeu 12 2 10 764-841 14