Gjergj Vyshka 01.05.2016 15:15
Derbi i basketbollit të meshkujve, që ka shënuar dhe fundin e fazës së katërt, është fituar përsëri nga Tirana, e cila në një farë mënyre edhe është kursyer. Janë mundur të kuqtë të rivalizojnë, por e kanë pasur të vështirë, edhe sepse Gjyrezi dhe Sukaj kanë qenë në një formë të mirë.
19-14 ka qenë pjesa e parë, ndërsa e dyta 17-16 dhe në pushim është shkuar me epërsinë e bardhebluve në shifrat 36-30. Tirana ka shpërthyer fort në të tretën, sepse dhe Vaqarri, i ardhur nga stoli, apo dhe Vogli e Lasku, por dhe Hasani nuk falin. 21-9 për bardheblutë dhe, në total, 57-39 për Tiranën.
Partizani ka fituar pjesën e katërt 19-21, por nuk e ka shmangur humbjen, ndërsa kështu i ka dhënë lamtumirë zyrtarisht nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit të Meshkujve, që njihet si Superliga, kurse Tirana ka fiksuar vendin e tretë me fitoren 76-60 ndaj të kuqve dhe është në pritje të “play-off”it për titullin “kampion”.
Tirana – Partizani 76-60
(19-14, 17-16, 21-9, 19-21)
Tirana: Sukaj (19), Gjyzeli (20), Lasku (11), Vogli (8), Hysa / Hasani (5), Mara (2), Vaqarri (11), Lilaj. Trajner: R. Avrami
Partizani: F. Ismeti (9), Pylla (5), Xhunga, Uruçi (12), Çela (15) / Selimaj (10), Gozhdari (2), Laçi (5), Bardhi, Dervishi (2). Trajner: E. Ismeti
Gjyqtarë: G. Cici (Tiranë), J. Gokaj, H. Trajer (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 20-të
(29-30 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Teuta 79-71
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia 42-71
Tirana – Partizani 76-60
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 20 18 2 1457-1197 38
- Vllaznia 20 16 4 1445-1229 36
- Tirana 20 13 7 1543-1304 33
- Teuta 20 9 11 1485-1428 29
- Flamurtari 20 3 17 1097-1606 23
- Partizani 20 1 19 1225-1478 21
Faza e “play-off”-it
për titullin “kampion”
Gjysmëfinalet:
Kamza Basket – Teuta
Vllaznia – Tirana
Shënim: 3 takimet luhen më 11, 14 dhe 18 maj 2016, kjo e fundit nëse do të jetë e nevojshme