Gjergj Vyshka 07.11.2016 12:25
Tirana nuk di të ndalet, por ka mundur dhe Partizanin e Elvis Ismetit dje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa skuadra e kuqe vijon të jetë në fundin e tabelës së renditjes.
Bardheblutë e kanë nisur shpejt ndeshje, ndërsa e kanë fituar pjesën e parë me një diferencë prej 17 pikë, 7-24. Vetëm pjesa e dytë ka qenë e bukur, sepse ka pasur dëshirën e të kuqve për t’iu kundërvënë Tiranës.
Dhe barazim 17-17, por në total 24-41. Kjo diferencë ka ardhur duke u thelluar, teksa Tirana ka fituaar 15-21 dhe ka qenë në epërsi 39-62. Tiranasit fitojnë dhe pjesën e katërt 12-18 dhe në total 51-78.
Dy takimet e tjera të javës së 5-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, luhen sot dhe Teuta-Kamza Basket nis në ora 16:00, ndërsa Vllaznia-Flamurtari, nis në ora 18:00.
Partizani – Tirana 51-78
(7-24, 17-17, 15-21, 12-16)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 5-të
(6-7 nëntor 2015)
Të premten:
Partizani – Tirana 51-78
Të shtunën:
Teuta – Kamza Basket ora 16:00
Vllaznia – Flamurtari ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 5 4 1 381-342 9
- Kamza Basket 4 3 1 310-223 7
- Vllaznia 4 3 1 286-263 7
- Teuta 4 2 2 301-288 6
- Flamurtari 4 1 3 254-312 5
- Partizani 5 0 5 281-385 5