Gjergj Vyshka 30.04.2016 18:45
Kamza Basket e mbyll si kryesuese, tani mendjen tek “play-off”-i për titullin “kampion”. Teuta personifikohet me Bruno Daliun, i cili ka shënuar dje ka shënuar gati gjysmën e pikëve të skuadrës, por pa mundur ta çojë drejt përmbysjes.
Një keqkuptim me Birçajn, por zgjidhet paq e shpejt. Në fakt, Bruno Daliu ka qenë më shumë se i nxehur në fundin e lojës, aq sa ka nisur të shajë me veten dhe në distancë ka pasur dhe një debat me Fjorentin Birçajn e Kamza Basket.
Janë afruar pranë njëri-tjetrit, por Daliu e ka zgjidhur po vetë shpejt, ndërsa e ka marrë për qafe Birçajn duke i thënë: “Më fal janë nerva loje”. Një ndeshje që është ndjekur dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani.