Gjergj Vyshka 18.01.2016 18:35
Në miqësoren ndaj Tiranës, fituar nga durrsakët 79-74, “Djemtë e detit” janë drejtuar nga Bekim Abrazhda. Mendohet që në krye të skuadrës të vendoset malazezi Milatoviçi. Fundjavën e kaluar, Teuta ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Tiranën, në të cilën ka fituar ngushtësisht 79-74. Dhe durrsakët janë drejtuar nga Bekim Abrazhda.
Por sipas burimeve të sigurta pranë Sport Ekspresit një opsion për t’u ulur në krye të Teutës është malazezi Milatoviç, i cili ka qenë trajneri i kombëtares së Shqipërisë së Nën-16-vjeçarëve. Por durrsakët kanë menduar të ndërhyjnë edhe në merkato, atje ku janë duke kërkuar shërbimet e Bruno Daliut, lojtari që deri në dhjetor ka qenë tek Kamza Basket.
Sikurse Tirana është duke kërkuar shërbimet e Erind Hasanit, një tjetër basketbollist i Kamza Basket që drejtohet nga Adem Muhametaj. Ajo që mbetet enigmatike është ky largim i papritur i Kalasë nga Teuta dhe tendenca e durrsakëve për të kërkuar një trajner malazez në krye të ekipit.