Basketboll – Meshkuj / Bilali: Ndaj Superiorit vetëm për fitore të shtunën

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Ardhmeria-Basket-2015-ekip

Gjergj Vyshka 03.12.2015 14:20

Trajneri: “Luajmë sikur të jenë ata kryesues dhe ne ndjekësit. Llogarisim edhe Elbasanin si kundërshtar, ndërsa këto dy javë na kanë shërbyer për t’u përgatitur për këtë kryendeshje. Kërkojmë vetëm përqendrim”

Kryendeshja e Kategorisë së Parë në basketboll për meshkuj këtë të shtunë është Superior Klima-Ardhmëria Basket, e cila do të zhvillohet në ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Ardhmëria e Afrim Bilalit, e cila është kryesuese aktuale, e ka fituar ndeshjen e fazës së parë, 47-35. Dhe dy ndeshjet që ka pasur ndaj Tirana Eagles, të cilën e fitoi 69-35, si dhe ndaj Skënderbeut, me të cilën fitoi 93-33, i kanë shërbyer skuadrës për këtë ndeshje.

Bilali vlerëson Superior Klimën dhe Elbasanin si dy skuadra që kanë rritur rivalitetin në Kategorinë e Parë, ndërsa për gjendjen e Tirana Eagles dhe Skënderbeut vlerëson faktin që kështu ndodh edhe në Superligë. Ja dhe intervista e tij për “Sport Ekspres”.

 

– Cila është gjendja e skuadrës në prag të kryesfidës me Superior Klimën?

– Gjendja e skuadrës është e mirë. Edhe dy ndeshjet që kemi pasur ndaj Tirana Eagles dhe Skënderbeut kanë pasur për qëllim përgatitjen për këtë ndeshje. Jemi në krye të renditjes, por kjo nuk do të thotë se duhet të nënvlerësojmë, edhe pse e kemi fituar takimin në fazën e parë. Duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse kemi përballë një skuadër me djem të rinj dhe me një staf të organizuar, që nuk do të jetë e lehtë.

 

– Çfarë do të kërkoni nga skuadra ndryshe nga takimi i fazës së parë?

– Asgjë më shumë se sa përqendrimi dhe bërja mirë e të gjitha veprimeve që kemi bërë në stërvitje. Do ta luajmë takimin jo sikur kemi fituar në fazën e parë, por sikur është Superior Klima kryesues i Kategorisë së Parë e ne ndjekësit. Skuadra është stërvitur me dy herë në ditë, paradite dhe pasdite, dhe impenjimi është maksimal. Ta marrim ndeshjen pa eufori, ndërsa objektivi jonë është fitorja.

 

– Kë vlerësoni më tepër si rival Superior Klimën, apo Elbasanin?

– Qoftë Superior Klima, por dhe Elbasani janë skuadra që kanë rritje në lojën e tyre. Sidomos Elbasani të paktën kjo që nga momenti që ka luajtur me ne e deri tani ka rritje. Po kështu edhe Superior Klima, pavarësisht se ka pësuar dy humbje. Kampionati nuk është i lehtë, por që objektivat janë të qarta.

 

– Ka një problem kampionati duket sikur luhet vetëm mes ju të treve. E prish cilësinë e garës kjo?

– Përkundrazi e rrit. Do të thoja të kundërtën, nëse do të ishin katër skuadra në luftë për t’u ngjitur lart dhe një për të rënë. Tirana Eagles dhe Skënderbeu bëjnë lojën e tyre, ndonëse e keni thënë dhe ju nëpër gazeta që janë skuadra që nuk i përgjigjen nivelit të skuadrave tona. Megjithatë unë mendoj që deri në fund do të jetë garë e fortë.

 

– …e kam fjalën në kuptimin që i keni si ndeshje stërvitore…

– Ky problem ekziston edhe në Superligë, teksa janë vetëm dy skuadra që luftojnë për titull e të tjera sa për të shtuar numrin. Por edhe pse mund të ekzistojë në Kategorinë e Parë nuk është se përbën problem për cilësinë.

 

– Nëse do të ishit në Superiore kë do të mund të shihnit si rival të kalueshëm Flamurtarin, apo Partizanin?

– Nuk dua të bëj hipoteza, por të mendoj që kam kundërshtar Superiorin dhe Elbasanin. Për t’u ngjitur lart ka kohë dhe ne shpresojmë që ta arrijmë atje. Ne jemi një skuadër me moshë mesatare 20 vjeç, djem që kanë luajtur Superiore e që mendoj se kanë ardhur më të mirën.

 

– Së fundi, Ardhmëria Basket me një traditë edhe me ekipet zinxhir?

– Sigurisht që po. Ne jemi një klub që kemi të organizuar skuadrat që nga moshë 8 vjeç e deri tek të rinjtë dhe e vetmja gjë që na mungonte ishte ekipi i parë. Tashmë e kemi dhe atë dhe tradita do të vazhdojë për një Ardhmëria Basket të qëndrueshme në basketbollit shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh