Gjergj Vyshka 16.01.2015 12:40
Trajneri i skuadrës së basketbollit të meshkujve, “Golden Eagle” Ylli, Alban Berisha, ka deklaruar se është i pakënaqur nga gjykimi që iu bë miqësores me Tiranën. “Mua më vjen keq që edhe në një ndeshje miqësore gjyqtarët bëhen faktor dhe nxitës për të prishur një ndeshje”, – ka theksuar ai.
“Ne kemi udhëtuar katër orë për të luajtur këtë ndeshje ndaj Tiranës, e cila kishte karakter miqësor dhe ku askush nuk ishte humbës, – ka vijuar trajneri kosovar. – Jam revoltuar dhe kam hequr lojtarët më të mirë sepse mendoj se një gjykim i tillë nuk i shërben në rritjen cilësore basketbollit shqiptar.”
“Mendoj që Tirana ka një skuadër shumë të mirë. Ne jemi në përgatitje për kampionatin, të cilin e nisim javën që vjen. Jemi në vendin e pestë dhe shpresoj të kemi një fund sezoni të mirë”, – ka përfunduar trajneri i skuadrës së basketbollit të meshkujve, “Golden Eagle” Ylli, Alban Berisha.