Basketboll – Meshkuj / Bardheblutë qajnë fatin & mungesën e përvojës në Ballkan

Share Button

Gjergj Vyshka 27.01.2017 11:35

Për bardheblutë, në ndeshjen me Pejën, ka munguar Griffin Rame, sepse sipas menaxherit të përgjithshëm të klubit bardheblu, Anxhelo Koleka, ka pas një dëmtim në hundë në ndeshjen e së martës së kaluar me Karposh Sokolin. “Dhe duke e ditur që për ne ishte një ndeshje thjesht për të respektuar kalendarin, atëherë vendosëm ta ruajmë, sepse tashmë na duhet të përqendrohemi në kampionat”, – ka sqaruar administratori bardheblu.

“Është lojtar i rëndësishëm për ne dhe duhet të jetë gati ashtu sikurse të gjithë basketbollistët e tjerë për ndeshjen e parë me Vllazninë”, – ka shtuar Koleka. Ndërkohë trajneri i bardhebluve, Nikola Milatoviç, në përfundim të ndeshjes me Pejën ka pohuar se skuadra nga Kosova e ka merituar fitoren, edhe sepse kjo ka qenë skuadra më e mirë e grupit B.

“Kemi luajtur duke pasur dhe një farë rotacioni në skuadër duke përdorur lojtarë, të cilët nuk kanë pasur minuta të shumta, apo mundësi të mëdha në ndeshjet e mëparshme, – ka thënë ai. – Mendoj që kemi një grup të rinjsh të mirë, të cilët mund t’i përdorim për pjesën e mbetur të sezonit.” Sakaq Shima si kapiteni i Tiranës e parashikon Pejën si një ndër tre skuadrat më të mira të Ligës Ballkanike për sezonin 2017-2017.

“Kemi dhënë më të mirën tonë, por nuk ka qenë e mjaftueshme për të surprizuar vendësit, – ka thënë basketbollisti i spikatur i bardhebluve dhe ekipit kombëtar. – Do të doja që ish-skuadra ime të kishte më shumë fat në fazën e dytë të Ligës Ballkanike”, ka përfunduar Shima, kurse Tirana tashmë i ka dhënë lamtumirën Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh