AlbanianSport.com 06.09.2016 12:35
Më 29 shtator 2016 në Sofje do të jetë dhe mbledhja e drejtuesve të klubeve pjesëmarrëse të Ligës Ballkanike, ndërsa Tirana do të përfaqësohet nga drejtuesi i klubit Spiro Koleka. Pritet që të hidhet dhe shorti e më pas gara të nisë më 11 tetor 2016.
Ashtu sikurse është bërë e ditur dhe më parë, organizatorët e Ligës Ballkanike kanë kërkuar që këtë veprimtari ta nisin nga kryeqyteti, meqë Tirana do t’i luajë ndeshjet e saj në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Gjithsesi tashmë edhe me kërkesën për trajner të huaj, Tirana duket se e ka marrë seriozisht pjesëmarrjen e saj në Ligën Ballkanike.
Kjo e kthen këtë ekip në veprimtaritë ndërkombëtare pas gati dy dhjetëvjeçarësh mungesë. Deri më tani, të paktën vitet e fundit, Tirana ka bërë ndeshje miqësore me kosovarët e Trepçës së Mitrovicës, si dhe të “Golden Eagle” Yllit.