Gjergj Vyshka 08.12.2015 15:15
Arionel Lame, basketbollisti që ka luajtur për Tiranën, Kamza Basket, Apoloninë e shumë skuadra në vend, këtë pjesë të parë të sezonit nuk ka qenë i angazhuar.
E kjo sipas tij edhe për faktin se ka qenë i angazhuar me punë të tjera, ndërsa është koordinatori i “Mountain bike”.
Por për pjesën e dytë të sezonit, të paktën edhe sipas rrëfimit të tij, ai pritet të jetë pjesë e Ardhmëria Basket, që drejtohet nga Afrim Bilali dhe Henri Moja.