Gjergj Vyshka 28.04.2016 12:55
Kamza Basket, kryesuesja e kampionatit të Superligës në basketboll për meshkuj, dje ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Ardhmëria Basket. Skuadra e Afrim Bilalit është ngjitur për herë të parë në historinë e saj në elitën e basketbollit shqiptar dhe si e tillë dje ka luajtur si e barabartë ndaj ekipit të Adem Muhametajt.
Edhe pse ka fituar me vetëm një pikë diferencë Kamza Basket, 60-59, Ardhmëria Basket ka treguar se mund të jetë një kundërshtar dinjitoz në elitën e basketbollit shqiptar. Ndërkohë dje janë provuar dhe dy kandidat për në kombëtaren e madhe, ndërsa bëhet fjalë për Besnik Biberaj që luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Elvis Dusha, i cili aktivizohet në Angli.
Madje sipas ndihmëstrajnerit të kombëtares, Afrim Bilali, kanë një moshë nga 22-23 vjeç. Në ndeshjen miqësore mes Ardhmëria Basket dhe Kamza Basket ka qenë i pranishëm dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. E më pas mes të dy skuadrave është pirë dhe një kafe e përbashkët si një shenjë miqësie.