Gjergj Vyshka 02.03.2016 12:30
Sipas njoftimit që ka bërë në rrjetin social “Facebook” trajneri i “shqipeve”, Klarent Dedaj, Ardhmëria Basket dhe Tirana Eagles kanë arritur marrëveshjen që ndeshjen mes tyre ta luajnë të dielën.
Në fakt, në kalendar ky takim ka qenë i parashikuar për t’u zhvilluar në ora 19:00 të premten në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Por duket se ka gjetur edhe miratimin e trajnerit të Ardhmëria Basket, Afrim Bilali.
Dhe, për shumë arsye kjo ndeshje është zhvendosur për të dielën në ora 18:00 po në “Asllan Rusi”. E kjo ka gjetur dhe miratimin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, sepse është marrëveshje mes dy klubeve.