AlbanianSport.com 24.10.2015 13:25
Ardhmëria Basket e ka kthyer si në një seancë stërvitore ndeshjen me Skënderbeun, ndërsa ka fituar me një diferencë prej 53 pikësh dhe ka kaluar lehtësisht për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë në Basketboll për Meshkuj.
Skuadra e drejtuar nga trajneri i ri dhe ish-basketbollisti i mirënjohur, Afrim Bilali, e ka vënë shpejt nën kontroll ndeshjen, teksa ka fituar bindshëm pjesën e parë, me epërsinë e thellë 24-9.
Rezultati ka ardhur duke u thelluar dhe në pushim totali ka qenë 46-21. Një ndeshje pa shumë histori, ndërsa Ardhmëria shënon edhe 45 pikë të tjera kundrejt 17 të Skënderbeut dhe në përfundim 91-38.
Ardhmëria Basket – Skënderbeu 91-38
(24-9, 22-12, 25-13, 20-4)