Gjergj Vyshka 15.10.2016 14:35
Ardhmëria Basket, e ardhur për herë të parë në mes më të mirëve të basketbollit shqiptar, teksa ishte kampione e Kategorisë së Parë sezonin e kaluar, ka gjetur “shesh” e ka bërë “përshesh” me Flamurtarin.
Të përforcuar me dy lojtarë të përvojës si Algert Gjonaj dhe Marlin Sukaj, duke i shtuar dhe lojtarët që kanë qenë pjesë e Ardhmërisë sezonin e kaluar, skuadra e Afrim Bilalit nuk e ka pasur aspak të vështirë për ta “shkelur me këmbë” Flamurtarit.
E për rrjedhojë, që në javën e parë, vlonjatët janë si një skuadër e rëndomtë. Ardhmëria Basket ka qenë një skuadër shpërthyese, e cila ka fituar pjesën e parë 27-9. Më pas 19-5 në të dytën dhe në pushim ka kryesuar me 32 pikë diferencë, 46-14.
Fiton dhe të tretën 22-9 dhe thellon në 68-23. E fundit është thjesht sa për të shtyrë minutat duke vulosur një fitore të thellë të Ardhmëria Basket, 75-31. Plot 44 pikë diferencë dhe Ardhmëria e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesëmarrjen e saj në Superligë.
Ardhmëria Basket – Flamurtari 75-31
(27-9, 19-5, 22-9, 7-8)
Ardhmëria Basket: Ferra (4), Gjonaj (15), Mara (8), Merkaj (18), Sukaj (13) / Beliu (2), Beqo (8), Fjolla, Hoxha, Latifi, Shahini (7). Trajner: A. Bilali
Flamurtari: Kollovi (9), Sotiri (7), Toska (3), Gani (1), Dede (11) / Liçaj, Lilaj, Nuredini, Kasimi. Trajner: V. Birçaj
Gjyqtarë: O. Kasmi, A. Bejko (Tiranë), H. Trajer (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë:
(14 tetor 2016)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Flamurtari 75-31
Tirana – Vllaznia 82-65
Teuta – Kamza Basket 88-65
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Ardhmëria Basket 1 1 0 75-31 2
- Teuta 1 1 0 88-65 2
- Tirana 1 1 0 82-65 2
- Vllaznia 1 0 1 65-82 1
- Kamza Basket 1 0 1 65-88 1
- Flamurtari 1 0 1 31-78 1