Gjergj Vyshka 18.09.2016 07:55
Shtatë-tetë vjet pritje për një fitore dhe basketbollit të meshkujve në mbrëmjen e së shtunës në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” i ka buzëqeshur fati. Ka mundur Sllovakinë 72-65 duke i mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017. Për herë të fundit kishte fituar në shtatorin e 2008-ës, 69-63 ndaj Qipros, si dhe në shtatorin e 2009-ës, 76-73 ndaj Zvicrës.
Një në Tiranë dhe një Korçë dhe skuadra e drejtuar nga Roland Avrami në Divizionin B ishte e fundit që kishte arritur të korrte suksese në ndeshje zyrtare. Mirëpo duhet të vinte koha e qipriotit Antonis Kostantinides që Shqipëria me shumë heroizëm të bëjë për vetë një Pallat Sporti dhe më pas të arrijë suksesin që të gjithë e prisnin ndaj Sllovakisë.
Për fat të keq Sllovakia e mundur më 9 pikë dhe Shqipëria e ka mundur me 7 pikë e për shkak të ndeshjeve direkte, ndan vendin e 3-të dhe të 4-ët në grup. Por ama është fillimi i një ere të re të paktën për basketbollin e meshkujve, sepse me këtë përvojë nëse nuk do të qëndrojnë gjatë pa u grumbulluar do të dinë ta thonë më mirë fjalën e tyre në Eliminatoret e Evropianit. Shenjat janë të mbara.