Gjergj Vyshka 25.10.2016 07:55
Për Sutjeskën ka mjaftuar përmbysja në pjesën e dytë, nga 30-32, në 47-32, me një epërsi të pjesshme 17-0, që më pas të administrojë suksesin, që është i dyti për malazezët në Ligën Ballkanike. Pesë minuta furtunë dhe Tirana e basketbollit të meshkujve është “mbytur” në Nikshiq të Malit të Zi në ndeshjen e 5-të të Ligës Ballkanike.
Ka mjaftuar për malazezët e Sutjeskës përmbysja e disavantazhit në pjesën e dytë nga 30-32 në 47-32 që më pas të administrohej suksesi, që në përfundim ka pasur një diferencë prej 15 pikësh në humbjen e bardhebluve, 77-61. Një ndeshje më e mirë se sa me MKK Feni Industries, që Tirana e pati humbur me 41 pikë diferencë. Por me kaq shumë luhatje, edhe pse ka fituar pjesën e parë dhe të 3-të, Tirana nuk mund të ketë vazhdimësinë.
E deri më tani shpreson që të kapë ndeshjet që ka në fushën e vet për të qenë më pas në raundin e dytë të Ligës Ballkanike. S’është humbje për t’u bërë dramë, por gjithnjë ka vend për korrigjime për një Tiranë më perfekte e jo me kaq shumë ulje-ngritje. Për Sutjeskën kjo ishte fitorja e dytë në tre ndeshje.
Liga Ballkanike e Basketbollit – Meshkuj
Faza e grupeve:
Grupi B
Java e 3-të
(24-25 tetor 2016)
Të hënën:
Sutjeska Nikshiq – Tirana 77-61
Të martën:
MKK Feni Industriers – Trepça ora 19:00
29 nëntor 2016:
Peja – Karpos Sokoli 2000
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sutjeska 2 2 0 171-121 4
- Tirana 3 1 2 196-241 4
- MKK Feni 2 1 1 171-139 3
- Trepça 2 1 1 148-158 3
- Peja 1 1 0 82-73 2
- Karpos 2 0 2 140-176 2